Valencia-Barça, formacionet e mundshme
Valencia-Barcelona, është kjo superndeshja e javës së tretë në Primera Division. Kampionët e Spanjës udhëtojnë në "Mestalla" për tu përballur me vendasit që nuk po kalojnë një moment aspak të mirë duke parë që në dy javë kampionat kanë vetëm tre pikë dhe një javë më parë u mposhtën 3-1 nga Espanyol.

Nga ana tjetër, Barça vjen me pikë të plota por me dy mungesa në formacion: Xavi dhe Sanchez çka ka bërë që Martino të hedhë në fushë nga minuta e parë Cesc Fabregas dhe Alexis Sanchez.

Nga minuta e parë edhe dyshja Neymar-Messi. /albeu.com/

Formacionet e mundshme:

Valencia (4-2-3-1) D.Alves; J.Pereira; Rami; R.Costa; Guardado; J.Fuego; Parejo; banega; Canales; Feghouli; H.Postiga.

Barcelona (4-3-3) Valdes; Alves; Pique; Mascherano; Alba; Cesc; Busquets; Iniesta; Neymar; Messi; Pedro.

Stadiumi: Mestalla, Valencia (ora 21:00)
Shtuar më 01/09/2013, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori