Valencia, Jorge Lorenzo më i shpejti në provat e lira
Pëlqej
Jorge Lorenzo me Ducatin e tij rezultoi piloti më i shpejtë në fund të provave të lira për Cmimin e Madh të Valencias.

Spanjolli i lindur në Majorka e përshkoi pistën me kohën 1 minutë, 30 sekonda e 649 të mijtat, duke qenë 122 të mijtat më i shpejtë se bashkëkombasi i tij, Dani Pedrosa. Shoku u tij i skuadrës, Andrea Dovizioso u rendit i treti me 309 të mijtat më vonë se Lorenzo. Koha e pestë më e mirë për kryesuesin e Botërorit Marc Marquez, i cili vjen pas Johann Zarcos. Mbyllin 10-shen më të mirë Miller, Crutchlow, Pirro, Rossi dhe Pol Espergaro.

Ëndërron“pole position” Ducati, por duhet të ruajë të njëjtin nivel edhe në provat zyrtare, që do të përcaktojnë rreshtimin e pilotëve në startin e garës. /Albeu.com/
Shtuar më 10/11/2017, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori