Valencia nuk e toleron Interin për Cancelon
Sipas Gazzetta Dello Sport, Valencia këmbëngul në klauzolën që parashikon blerjen e futbollistit nga zikaltrit për 35 milionë euro brenda 30 majit.

Klubi spanjoll nuk ka ndërmend të pranojë një shifër më të vogël dhe ka hedhur poshtë propozimin e italianëve për zgjatjen edhe një vit të huazimit.

Drejtuesit e Interit janë para kushtit për të bërë një sforcim ekonomik ose futbollisti portugez do të kthehet në Valencia. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2018, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori