Valencia vihet pas Berbatovit
Valencia është e interesuar për transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov pas rihapjes së afatit kalimtar në janar kanë njoftuar mediet spanjolle të hënën.

Sulmuesi bullgar ka humbur vendin në formacionin bazë të Djajve të Kuq nga dyshja Wayne Rooney dhe Javier Hernandez andaj spekulohet se mund të largohet nga klubi në kërkim të paraqitjeve të vazhdueshme.

Ndërkohë, Valencia kërkon një partner për sulmuesin e saj kryesor Roberto Soldado dhe Berbatov konsiderohet si përforcim ideal për klubin nga Mestalla. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2011, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori