Vallëzimi i Vedat Muriqit bën "bujë" në mediat turke (VIDEO)
Kosova arriti ta mposhtë Malin e Zi në mbrëmjen e së hënës me rezultat 2:0 në kuadër të ciklit eliminator për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Futbollisti i Fenerbahçes Vedat Muriqi pas ndeshjes në zhveshtore festoi duke vallëzuar duke bërë që të përmendej shumë në rrjetet sociale, shkruan media turke"Odatv".

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, Kosova u përball me Malin e Zi në stadiumin "Fadil Vokrri", në Prishtinë.

Amir Rrahmani në minutën e dhjetë dhe ylli i Fenerbahçes Vedat Muriqi në minutën e 34-t shënuan për fitoren 2:0 të Kosovës.

Pas këtij rezultati, Anglia ka 15 pikë, e ndjekur nga Çekia me 12 pikë dhe Kosova që zë vendin e tretë me 11 pikë.

Në videon e postuar nga Benjamin Kololli, shihet edhe vallëzimi i Vedat Muriqit me këngën e Dhurata Dorës "Zemër".

Shfaqja e Muriqit menjëherë mori vëmendje maksimale nga mediat në Kosovë.
Shtuar më 16/10/2019, ora 09:51
Topi
e Mërkurë 16 Tetor 2019, Ora 10:14
Shko ndreqi ata dhomt e tu ..
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori