Valon Behrami te Inter?
Një shqiptar te Interi? Nuk është diçka e pamundur, vetëm se fanella e kombëtares së tij nuk është ajo e Shqipërisë, por e Zvicrës. Bëhet fjalë për Valon Behramin, që mund të vishet zikaltër në të ardhmen e afërt. Sipas asaj që raportojnë mediat zvicerane, futbollisti nga Mitrovica, mund të transferohet te Interi gjatë merkatos së ardhshme.

Ai që e kërkon në "San Siro" është Walter Mazzarri, i cili e ka pasur "benjamin" të tijin në kohën kur drejtonte Napolin. Mesfushori i kombëtares zvicerane u afrua në "San Paolo" pikërisht nga tekniku aktual i Inter, që i kërkoi presidentit Aurelio De Laurentiis, blerjen e tij nga Fiorentina.

Gjithsesi, që Interi të firmosë me Behramin nuk do të jetë aspak e lehtë pasi dhe Rafa Benitez e vlerëson si një element të rëndësishëm për lojën e ekipit të tij, aq më tepër që shqiptaro-zvicerani është një pikë fikse në formacion. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2013, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori