Valon Behrami, zyrtarisht te Hamburg (FOTO LAJM)

Pëlqej
Përfundimisht dhe zyrtarisht, Valon Behrami është një lojtar i Hamburgut. Mesfushori me origjinë shqiptare, pasi kaloi dy sezone te Napoli ku dha kontribut në fitoren e Kupës së Italisë, do të nisë tashmë një aventurë tërësisht të re për të provuar kështu për herë të parë ritmin e futbollit gjerman.

Ish lojtari i West Ham, Lazios e Fiorentinës, do të ketë një detyrë jo të lehtë bashkë me pjesën tjetër të skuadrës në Imtech Arena, ku duhet të angazhohet maksimalisht për ringritjen e Hamburgut pas një sezoni tepër zhgënjyes në Bundesliga.

Ndonëse zyrtarisht nuk janë dhënë detaje për këtë lëvizje të Valon Behramit, thuhet se shuma që kanë derdhur gjermanët në arkat e napoletanëve është rreth 4.5 milionë Euro. Pas konfirmimit të shitjes nga ana e klubit italian, mesfushori i lindur në Mitrovicë, foli për faqen zyrtare të Hamburgut.

"Ndihem shumë mirë dhe i lumtur. Kam ardhur në një klub të madh për të nisur një eksperiencë të re. Ky moment është shumë i rëndësishëm në karrierën time. Pas Kupës së Botës jam stërvitur pak, kështu që duhet të nis menjëherë punën"”, deklaroi Behrami.

fushë me fanellën e Hamburgut, mesfushori 29-vjeçar mund të debutojë më 18 gusht në takimin me Energie Cottbus për Kupën e Gjermanisë. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2014, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori