Valon Berisha kërkon fitore kundër Maltës
Pëlqej
Valon Berisha në një prononcim të dhënë për “Supersport” është shprehur përpara ndeshjes me Maltën, e vlefshme për Nations League se duhet ta marrin shumë seriozisht këtë ndeshje, sepse luajnë në transfertë dhe duhet të marrin 3 pikë, në mënyrë që të jenë sa më gati për takimin e fundit me Azerbajxhanin.

“Përgatitjet kanë nisur dje. Sot kemi bërë një ushtrim të mirë, ku kemi punuar si do të luajmë në transfertë ndaj Maltës”, ka thënë ai.

“Me fitore puna bëhet më lehtë kështu, duke fituar në transfertë. Duhet ta marrim lojën shumë seriozisht, sepse ekipi vendas është më i favorizuar. Tani ndihem mirë, edhe te Lazio ndihem shumë mirë, do të mundohem që të bëj maksimumin”, është shprehur Valon Berisha.
Shtuar më 13/11/2018, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori