Valon Berisha mund të transferohet në Ligën Premier
Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha mund të ndërrojë skuadër në minutat e fundit të afatit kalimtar veror.

Pasi ka shkëlqyer në kampionatin austriak me Red Bull Salzburg, për Berishën është duke u interesuar Newcastle United.

Sipas medieve angleze, Newcastle United është duke menduar të dërgojë ofertë prej 12 milionë eurove për transferimin e Berishës.

Në garë për lojtarin ndodhet edhe ish-kampioni i Anglisë, Leicester City. /albeu.com/
Shtuar më 31/08/2017, ora 21:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori