Valon Berisha pëson dëmtim të rëndë te Lazio
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, është duke kaluar një sezon shumë të vështirë te Lazio.

Përveç minutave që nuk është duke pasur nga trajneri, Simone Inzaghi, Berisha është duke u përballur edhe me lëndime të shpeshta.

Ai nuk ishte i ftuar për ndeshjen me Genoan, që Lazio humbi 2-1 gjatë ditës së diele.

Berisha mungon, ashtu si Durmishi e shumë të tjerë”, tha dje Inzaghi, duke mos treguar për shkallën e dëmtimit të lojtarit, që duket sërish të ketë probleme muskulore. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2019, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori