Valverde gjithmonë është respektuar dhe dashur nga kampi madrilen
Pëlqej
Ernesto Valverde
Superkupa e Spanjës me El Clasicon në Camp Nou hap një sezon tjetër të futbollit spanjoll dhe është gjithashtu debutimi zyrtar në stolin e Barcelonës të Ernesto Valverde, një trajner i cili respektohet gjerësisht nga kundërshtarët e Real Madrid.

Menaxhimi i situatës së Neymar ka qenë shembulli i parë i karakterit të tij në Barcelonë, dhe në raste të tjera emri i tij ka qenë i diskutuar kur trajnerë të rinj janë kërkuar në Estadio Santiago Bernabeu, madje dhe në kohët e kohët e fundit kur Carlo Ancelotti u largua. Pati bisedime me agjentin e Valverde dhe anëtarët e bordit të Madridit, por asgjë më shumë, përcjell Albeu.com.

Rafa Benitez u zgjodh dhe dhuroi performancat të dobëta si trajner dhe përfundimisht hapi dyert për Zinedine Zidane, ndoshta gjëja më e mirë që ka ndodhur me Realin në vitet e fundit. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2017, ora 13:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori