Valverde i bindur që Reali do fitojë trofe, paralajmëron Barcelonën dhe Manchester City
Valverde është i bindur se Reali ende mund të mbyllë sezonin me trofe.

Los Blancos janë buzë eliminimit Nga Liga e Kampionëve pas humbjes 2-1 nga Manchester City, derisa në La Liga me 11 ndeshje të mbeture, gjenden dy pikë prapa Barcelonës.

Sido që të jetë, sipas Federico Valverdes, Reali ka ende për të dhënë këtë sezon.

“Ne duhet të vazhdojmë të stërvitemi fort për pjesën e mbetur të sezonit dhe shpresojmë të fitojmë Ligën”, u shpreh ai për Real Madrid TV.


“Mezi pres të përfaqësoj sërish këtë fanellë dhe të tregoj pse jam këtu dhe të luftojmë për qëllimin e të qenit kampion”.

“Ne duhet të stërvitemi fort dhe ta mbështesim njëri-tjetrin që të jemi gati kur ndeshjet të kthehen”.

Liga e Kampionëve? Kemi vullnetin dhe dëshirën për të përmbysur atë ndeshje dhe për t’u kualifikuar. Dëshira nuk mund të mungojë kurrë në këtë klub që gjithmonë lufton për gjithçka”.
Shtuar më 25/05/2020, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori