Valverde i ka të gjithë gati, gjejeni kush është kthyer në stërvitje
Pëlqej
Ernesto Valverde i ka të lojtarët e gatshëm. Ndryshe nga sezonet e kaluara, ai do ti ketë të gjithë të gatshëm për përplasjet e Super Kupës kundër Real Madrid .

Aktualisht, 29 lojtarë janë në trajnim, nga të cilët dy, Rafinha dhe Gerard Deulofeu, janë lënduar. Brazili është ende duke u rikuperuar nga sëmundja e gjurit që vuajti disa muaj më parë dhe gjithçka tregon se ai nuk do të shkojë në turnet parasezonal, përcjell Albeu.com.

Katalanasit janë ende duke pritur për Nelson Semedo, Andre Gomes dhe Marc-Andre ter Stegen, pasi tashmë me to është bashkuar dhe Leo. /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2017, ora 16:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori