Valverde iu kujton të gjithëve pas barazimit: Vazhdojmë ta kryesojmë kampionatin
Supergoli i Messit që kaloi Barçën në epërsi 0-1, u barazua nga një penallti e cilësuar si e ‘padukshme’ nga Valverde. Por, Ernesto Valverde ka siguruar se skuadra e tij është ende e para në tabelë dhe duan të qëndrojnë aty deri në fund

“Ne nuk e duam barazimin”, ka thënë fillimisht Valverde pas ndeshjes, e cila e la Barçën vetëm pesë pikë larg Atletico Madridit në vend të dytë.

“Ne mund të kishim marrë më shumë avantazh në pjesën e parë, por ata morën fituan një penallti dhe u mbrojtën shumë mirë në pjesën e dytë, gjë që e bëri të pamundur për ne”.

“Penalltia? Ne nuk e dimë se për çfarë aludoi sinjali i gjyqtarit. Askush nuk e di në dhomën e veshjes”.

“Ne nuk e kuptuam atë në atë kohë që ndodhi, ishte e pashpjegueshme. Shpresojmë se duke parë atë në TV do të qartësojmë vendimin e tij pak, por ishte një penallti e padukshme”.

“Dora e Chichizolës? Për mua ishte shumë e qartë, edhe pse e imagjinoj se trajneri i Las Palmasit, Paco Jemez, nuk do ta kishte menduar kështu”.

“Atletico? Loja kundër tyre është vetëm rreth këndit, dhe do të jetë e rëndësishme për të dy ekipet”.

“Ne largohemi këtu me një shije të keqe në gojën tonë, duke pasur parasysh se mund ta kishim bërë këtë me një fitore, por ne jemi ende të parët dhe duam të qëndrojmë atje” përfundoi tekniku i katalanasve/ /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2018, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori