Valverde justifikon dështimin: Kemi dhe dy trofe në garë
Ernesto Valverde pas humbjes shokuese nga Roma në Champions League, ka kërkuar nga lojtarët që të ngrejnë kokën lart dhe të luftojnë për dy titujt e mbetur.

“E humbëm mundësinë për të qëndruar në garë, është shumë zhgënjyese”, tha Valverde.

“Jo vetëm për ne, por edhe për tifozët. Ndihemi përgjegjës që i lamë ata në baltë. Ajo çka duam të gjithë është që të kthemi e të luajmë, për ta lënë prapa atë që ndodhi. Ende po luftojmë për dy trofe këtë edicion”.

“Asgjë nuk ndryshon sa herë që kthejmë kokën pas, ndeshja është e humbur. Duhet të shikojmë para, pasi nuk mund të jetojmë duke menduar për atë eliminim. Duhet të forcohemi dhe të arrijmë ato që kemi për hatër të tifozëve tanë. Është e rëndësishme që të vazhdojmë të jemi të fokusuar”, theksoi mes tjerash Valverde. /albeu.com/

Shtuar më 13/04/2018, ora 18:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori