Valverde komplimenton guximin e Andre Gomesit
Pëlqej
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, para ndeshjes me Chelsean ka folur për situatën e mesfushorit portugez, Andre Gomes, i cili ditë më parë tha se jeta në Barcelonë i është kthyer në ferr.

“Kam folur disa herë me Andre Gomes. Trajnerët dhe kolegët e tij janë këtu për ta ndihmuar”.

“Rrëfimi i tij ka qenë një akt i guximshëm dhe të gjithë ne e respektojmë më shumë për këtë”.

“Ka disa situata që çdo njeri duhet t’i kalojë që të ec përpara”.

“Ai ka shumë cilësi dhe le të shohim nëse në ndeshje ndaj Chelseat do të jetë mbrëmja e tij”, ka thënë Valverde./albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori