Valverde kujton turpërimin e Barcelonës ndaj Romës në Champions
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka kujtuar edhe njëherë turpërimin që skuadra e tij e morri nga takimi me Romën, edicionin e kaluar në Champions League.

Barcelona kishte pasur një epërsi me tri gola nga ndeshja e parë, por u përmbys nga italianët në ndeshjen e dytë të fazës çerekfinale.

“Kur kemi luajtur me Romën, të gjithë thoshin se kemi një kundërshtar të dobët, gjë që nuk na ndihmoi” ka thënë Valverde.

“Mezi presim të luajmë sepse kemi pritur për këtë një kohë, dhe jemi nën presion sepse e dimë entuziazmin e tifozëve” ka thënë tutje trajneri.

Trajneri ka bërë të ditur se kanë mësuar nga ajo ndeshje që do të mbahet gjatë në mend nga tifozët e Barcës.

Olympique Lyon do të jetë kundërshtari i radhës i katalanëve. Ata do të përballen me francezët nesër, në fazën e 1/16-ës së finales.
Shtuar më 18/02/2019, ora 23:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori