Valverde me kritika të ashpra për skuadrën e tij
Pëlqej
Në këto nëntë muaj të drejtimit të Barcelonës, trajneri Ernesto Valverde po udhëheq drejt sukseseve klubin spanjoll.

Por, duket se eliminimi prej Championsit, ku pësuan humbje të tmerrshme kundër Romës, ka lëkundur besimin e trajnerit tek disa lojtarë.

Ai ka pohuar se disa prej lojtarëve po luajnë si është më së miri ndërsa një pjesë e tyre nuk po përmbushin detyrat.

“Ekziston një ekip që funksionin për mrekulli dhe një tjetër që nuk bënë asgjë, absulitisht asgjë”, tha ndër të tjerash 54-vjeçari.

Kjo deklaratë ka bërë që disa prej futbollistëve kryesor të klubit të humbin besimin te trajneri dhe po i kërkojnë largimin në fund të sezonit.
Shtuar më 19/04/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori