Valverde: Messi mund të luajë kundër Athletic Bilbaos
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka zbuluar se ylli argjentinas i skuadrës së tij, Lionel Messi, mund të luajë në ndeshjen e së dielës kundër Athletic Bilbaos, nëse ai ndihet se është shëruar plotësisht nga lëndimi i tij.

“Si gjithmonë, ne duhet të presim për ta marrë një vendim. Ne nuk deshëm të rrezikojmë atë në ndeshjen e fundit dhe jemi në një situatë të ngjashme edhe për ndeshjen e radhës”, ka thënë Valverde.

“Ai është në rregull, por ne duhet të presim për ta marrë një vendim. Nëse ai ndihet 100 për qind i shëruar, do të luajë. Nëse jo, ne duhet ta marrim një vendim”, dekalroi Valverde. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2019, ora 21:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori