Valverde: Ndaj Interit është e vështirë të bësh rezultat
Nesër nga ora 21:00, Barcelona e pret Interin në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Para kësaj ndeshje, trajneri Ernesto Valverde e ka vlerësuar shumë lartë kundërshtarin e tyre, shkruan Indeksonline.

Ai ka thënë se me trajnerin e ri dhe me lojtarët e rinj që ka sjellë, Interi tashmë është një skuadër ndryshe nga ajo e vitit të kaluar.

"Inter Milani ka ndryshuar shumë, me lojtarë të rinj dhe një trajner të ri, dhe ata janë duke luajtur një skemë tjetër. Pra, loja e vitit të kaluar nuk mund të na ndihmojë kaq shumë", ka thënë Valverde.

"Inter Milan ka pasur një fillim spektakolar të sezonit, duke fituar të gjitha ndeshjet e tyre në Serie A. Ata janë një ekip i fortë dhe është e vështirë të bësh rezultate ndaj tyre", tha ndër tjera trajneri i Barcës.

Inter dhe Barcelona u takuan edhe në vitin e kaluar në ndeshjet e grupeve, ku njëra ndeshje përfundoi barazim 1-1, kurse tjetrën e fitoi Barca me rezultat 2-0.
Shtuar më 01/10/2019, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori