Valverde: Ndeshja akoma e hapur
Trajneri i Barcelonës gjatë konferencës së ditëss së sotme para ndeshjes së kthimit përballë Liverpool mendon se cdo gjë është hapur.

Edhe pse rezultati 3-0 në "Camp Now" ishte fantastik, Valverde kërkon që lojtarët të zbresin në fushë dhë të sulmujnë.

Ai eleminim sezonin e kaluar nga Roma i shfaqet si hije trajnerit të Barcelonës i cili po ashtu kujton edhe ndeshjen 6-1 përballë PSG.

"A frikësoheni se Liverpooli mund të përmbysë rezultatin 3-0? Nuk frikësohem, por ndeshjet duhet të luhen. Me siguri të gjithë menduan që kur PSG-ja shënoi një gol, gjithçka u krye. Më pas Barça shënoi gjashtë. Asgjë nuk është e shkruar, ju mund ta shkruani", tha Valverde.

"Eksperienca të shërben shumë. Vitin e kaluar morëm një rezultat të keq në Romë, por futbolli të jep të tjera mundësi. E dimë se për çfarë do të luajmë, kemi ardhur shumë të fokusuar".

"Është e mundshme që nesër të kemi përball një rival të madh dhe mund të na dominojnë. Ata janë shumë të mirë. Por, ne do të sulmojmë, nuk ka asnjë dyshim. Do të ishte gabim nëse mendojmë se duhet të kemi kontroll".

"Lëndimet e Salah, Firmino, Dembele? Nuk duam që asnjë lojtarë të jetë i lënduar. Do të ishte e jashtëzakonshme nëse do t’i kishim parë në fushë nesër Salah, Firmino ose Dembélé". /albeu.com/

Shtuar më 06/05/2019, ora 19:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori