Valverde në rrezik, 2 holandezë dhe një argjentinas presin radhën
Humbja ndaj Levantes në fundjavë në La Liga dhe barazimi në mesjavë në Champions League ndaj Slavias së Pragës kanë vendosur në rrezik të ardhmen e Ernesto Valverdes në stolin e Barcelonës.

Në rast se situata nuk do të ndryshojë duke filluar që nga ndeshja e ardhshme, trajneri i Barçës rrezikon shkarkimin me presidentin Josep Maria Bartomeu që ka vendosur tre emra në listën e tij që shikohen si pasues të Valverdes.

Dy janë holandezë dhe bëhet fjalë për trajnerin aktual të Holandës Ronald Koeman i cili ka dhe një klauzolë pro Barçës dhe teknikun e Ajaxit Erik ten Hag. Një tjetër opsion është ai i argjentinasit Marcelo Gallardo i cili gjatë këtyre viteve të fundit ka udhëhequr River Plate drejt sukseseve të mëdha sidomos në Copa Libertadores.
Shtuar më 06/11/2019, ora 18:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori