Valverde: Nuk dua të përfshijë veten time për të ardhmen e tij
Pëlqej
Largimi i mesfushorit të Barcelonës, Andres Iniesta sezonin e ardhshëm ka qenë shpesh temë e mediave spanjolle, por jo edhe për trajnerin e tij.

Trajneri i Katalanasve, Ernesto Valverde ka thënë se e ardhmja e Iniestas ende nuk është vendosur.

Sipas tij 33 vjeçari do të mendojë vet se a do të qëndroi apo do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona.

“Nuk është e sigurt se a do ti themi atij lamturmirë ende”, ka thënë Valverde në konferencën për shtyp para ndeshjes se të martës ndaj Celta Vigos.

“Të tjerët mund të largohet por nuk e di çfarë të them – dhe pse duhet ta them unë. Ai është njëri nga ata se mund të vendos vet dhe unë nuk dua ta përfshijë vetveten dhe të spekulojë për të ardhmen e tij”, tha Valverde në këtë konferencë për shtyp. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2018, ora 00:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori