Valverde nuk e ka mendjen tek rekordi historik në La Liga
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka çmuar fitorenkundër Valencias që i solli dhe rekordin që Barcelona e theu duke u bërë skuadra e parë në histori të La Ligës që nuk pëson humbje në 39 ndeshje radhazi në La Liga.

Fitorja ndaj Valencias nënkupton se klubit i duhen vetëm shtatë pikë për ta fituar titullin e shtatë në 10 sezonet e fundit.

“Jam optimist. Pas një humbje të madhe gjithmonë ekziston një periudhë zije e vajtimi, por më rëndësi është sesi reagon ndaj kësaj, ajo çfarë bën në ndeshjen e ardhës”, ka thënë Valverde pas ndeshjes.

“Kjo javë nuk qe javë për të menduar për rekorde”, shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2018, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori