Valverde për Messin: Çdo ekip ka lojtarë të mirë, por ne e kemi më të mirin në botë
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka lavdëruar yllin e skuadrës së tij, Lionel Messin, duke thënë se argjentinasi është futbollisti më i mirë në botë.

“Tri urime të mëdha për golat dhe një urim tjetër për pasimin, ai është vendimtar dhe për të mund të flasësh vetëm në superlativa. Çdo ekip ka lojtarë vendimtarë, por ne e kemi më të mirin në botë”, tha Valverde.

“Jo vetëm për shkak të golave të tij, por edhe për shkak se ai është gjithmonë në vendin e duhur, në kohën e duhur”, deklaroi Valverde. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2019, ora 22:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori