Valverde: Presim një ndihmë të madhe nga ai
Në konferencën e sotme për shtyp përpara ndeshjes së kthimit ndaj Celta Vigos për raundin e 1/8-ave të Kupës së Mbretit, trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde, shkëputi një mendim edhe për blerjen më të re të bluagranave në merkato brazilianin Philipe Coutinho, me trajnerin e Barçës që thuri elozhe për ish-lojtarin e Liverpoolit.

“Presim një ndihmë të madhe nga ai. Jam i bindur që Coutinho do të përshtatet shpejt me lojën e skuadrës. Është një blerje e madhe për ne”.

“Modeli i Barcelonës është gjithmonë i njëjti. Ne ndërhymë në merkato për të blerë më të mirët e Botës, por në të njëjtën kohë i kushtojmë një vëmendje të madhe edhe kanterës sepse objektivi është të prodhojmë Xavi dhe Iniesta të rinj.

“A do bëjmë blerje në mbrojtje? Mascherano është ende pjesë e jona dhe do të vazhdojmë me këta futbollistë që kemi”. përfundoi tekniku i Barcelonës. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2018, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori