Valverde “qan” dëmtimin e Messit
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është shumë i shqetësuar sa i përket dëmtimit të futbollistit Lionel Messi i cili do të mungojë në disa takime të rëndëisshme. Ai thekson seBarcelona do ta ndiejë së tepërmi mungesën e tij.

“Ne e dimë çfarë na ofron ai dhe çfarë kundërshtari mendon kur e sheh Messin në fushë.

Duhet të përgatitemi dhe t’i përdorim burimet për t’u ballafaquar me mungesën e tij, edhe nëse kemi ndeshje të vështira. Në të kaluarën kemi luajtur ndeshje pa të dhe gjithmonë kemi tentuar ta ruajmë stilin tonë të lojës”, tha Valverde. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2018, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori