Valverde "shpërthen" ndaj Griezmann-it pas humbjes turpëruese
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka analizuar humbjen në “San Memes” përballë Athletico Bilbaos, në ndeshjen hapëse në kampionatin spanjoll.

Valverde kishte kritika për lojtarët e tij madje ka vendosur gishtin edhe te super ylli i afruar në merkaton e verës, Antoine Griezmann.

"Vërtet që niset nga krahu dhe ushtron shumë presion aty, por duhet të futet më në brendësi të aksioneve dhe të lojës, duke mos qëndruar i distancuar... Messi? Na mungon, sigurisht, sepse Leo të zgjidh ndeshje të mbyllura".

"Suarez ka një dëmtim, shpresoj të mos e humb për shumë kohë. Në pjesën e dytë luajtëm jo edhe aq keq, por këto ndeshje duhet t'i mbyllësh ndryshe rrezikon dhe mjafton një episod, si me Aduriz!", përfundoi ai.
Shtuar më 17/08/2019, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori