Valverde: Skuadra bëri një paraqitje pozitive
Pëlqej
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij kundër Chelseat në ndeshjen e parë të 1/8-tave të UEFA Champions League.

Willian zhbllokoi rezultatin për Blutë në minutën e 62'-të, ndërsa katalunasit barazuan shumë shpejtë me anë të Lionel Messit.

“E vlerësoj ndeshjen si shumë pozitive. Patëm minutazh të mirë, por është dashur që t’i finalizonim gjërat në mënyrë më të pastër”, është shprehur Valverde.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në "Camp Nou" pas tre javësh. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2018, ora 00:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori