Pas humbjes ndaj Espanyolit në ndeshjen e parë çerekfinale në Kupën e Mbretit në mesjavë, Barcelona do të kërkojë ta rigjejë rrugën e fitoreve të dielën kundër Real Betisit.
Ndërkohë, trajneri i klubit katalan, Ernesto
Valverde, ka thënë se prioritet i tyre është të fitojnë La Ligën.
“Prioriteti ynë është La
Liga, edhe pse kjo nuk do të thotë se nuk
duam ta fitojmë kupën” tha
Valverde.
“
Duam të fitojmë gjithçka, por La
Liga tregon sa i mirë je gjatë gjithë vitit. Mund të jesh i suksesshëm në Ligë të Kampionëve dhe kupë gjatë pesë minutave të mirë në një ndeshje”, u shpreh ai. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2018,
ora 00:50