Valverde tregon mënyrën e vetme si mund ta mposhtë Liverpoolin
valverde
Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonës, ka folur sot për ndeshjen që ekipi i tij do të luajë nesër ndaj Liverpool në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

Ndeshja do të luhet në "Camp Nou", një faktor në favor të skuadrës së Barcelonës. "Nuk di të them nëse jemi ne skuadra më në formë apo favorite. Një gjë është e sigurtë, do të zbresim në fushë me idenë fikse se do të luajmë për të shkuar në finale", tha Valverde.

"Liverpool është një ekip i madh, me një sulm fantastik, ndaj e dimë që do të jetë shumë e vështirë për t’i mundur. Duam të fitojmë dhe ka vetëm një mënyrë për t’ia dalë mbanë: Të evitojmë shpërqendrimin. Atyre do të mjaftojnë 10 minuta për të na ndëshkuar. Çka do të thotë që na duhet të luajmë 90 minuta të fokusuar te kualifikimi. Liverpool është një ekip që ka ndryshuar shumë pak krahasuar me vjet dhe finalja e humbur vjet u ka dhënë më shumë përvojë", tha Valverde.

Më tej, duke folur për lojtarët e tij, trajneri spanjoll tha:

"Messi është në formë, ashtu sikurse e gjithë skuadra. Është e vërtetë që Leo ka pushuar më shumë se të tjerët kohët e fundit. Fakti që fituam La Liga na motivon edhe pse ky është një turne tjetër. Nuk mendoj se kjo është ndeshja më e rëndësishme e jetës time edhe pse unë bashkë me skuadrën jemi përgatitur mirë. Ne do të zbresim në fushë me ambicje". /albeu.com/

Shtuar më 30/04/2019, ora 19:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori