Van Basten frikesohet nga Aston Villa
Albeu.com
Gjigantët e Ligës holandeze Eredivisie, Ajax, sonte ndeshen me skuadrën nga Liga Premier, Aston Villa, ndërsa ish-trajneri i Holandës, Marco van Basten mendon se nuk do të jetë e lehtë për skuadrën e tij.“Lojtarët tanë duhet të jenë të jashtëzakonshëm nëse dëshirojnë të nxjerrin rezultat të mirë. Sa i takon përgatitjes së tyre fizike, ne jemi shumë mbrapa”.

“Aston Villa ka shumë lojtarë të mirë me shumë përvojë, pastaj ata luajnë në një Ligë me nivel më të lartë se kjo e jona, dhe ky është dallimi më i madh”.

“Ne luajmë në Eredevise me një grup lojtarësh të rinj, prandaj sipas meje dy favoritët kryesorë në grupin tonë janë Aston Villa dhe Hamburger SV. Ata e kanë edhe buxhetin e madh dhe është e pamundur që të jemi konkurrues përballë tyre”, ka thënë trajneri i Ajaxit dhe legjenda e dikurshme e Milanit.
Shtuar më 23/10/2008, ora 21:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori