Van Basten qetëson fansat: Kthehem të hënën
Pëlqej
Edhe pse nuk është një trajner shumë i suksesshëm, me siguri që personaliteti i Marco Van Basten ka të bëjë shumë me kthesën e befasishme. Të premten gazetat holandeze lajmëruan se ish ylli i Milanit dhe Holandës nuk do të kthehej më në stolin e AZ Alkmaar, të cilin e kishte lënë përkohësisht për një periudhë pushimi për shkak të takikardisë dhe stresit, por vetë Van Basten kontaktoi me një gazetar të televizionit holandez "Nos" për t’i komunikuar me një deklaratë lakonike: "Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori, kthehem në punë të hënën".

Ditët e kaluara kishin qarkulluar zëra mbi mosmarrëveshje mes drejtuesit e klubit dhe Van Basten, të cilat ishin dhe baza e largimit të trajnerit, shumë më tepër se sa problemet shëndetësore.

Van Basten, që kishte lënë drejtimin e Holandës për të shkuar te Ajax, u "arratis" edhe që aty për t’u prezantuar në një stol më të qetë si ai i Heerenveen, të cilin e la sërish. Por duket se problemet po e shoqërojnë dhe të AZ Alkmmar.

Në moshën 50-vjeçare, i mbush në fund të tetorit, Van Basten ende nuk e ka gjetur vendin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori