Van Basten zevendeson Leonardon?
Albeu.com
Mediat në Itali kanë spekuluar përsëri, sipas të cilëve Milani po mendon të zëvendësojë trajnerin aktual Leonardo me Marko Van Bastenin. E përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” shkon edhe më tej, duke pohuar se ...... presidenti Berluskoni është i pakënaqur me teknikun brazilian (kujtojmë deklaratën e bosit kuqezi: “Milani është skuadër fituese, nëse e bëjnë të luaj mirë”).

Dyshimet e Berluskonit kanë filluar të shtohen sidomos pas disfatës në “San Siro” të martën me Mançesterin dhe një eliminim i mundshëm nga Liga e Kampionëve mund të jetë një goditje fatale për Leonardon.
Sipas gazetës italiane, drejtuesit kanë gati edhe zëvendësuesin: Marko Van Basten. Gjithashtu, përflitet edhe trajneri aktual i Kaljarit, Masimiliano Alegri.
Shtuar më 20/02/2010, ora 03:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori