E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Van Basten: Zgjedhja e Seedorf, e rrezikshme
Ish sulmuesi i Milanit Marco van Basten ngre pikëpyetje pas emërimit të Clarence Seedorf në krye të stolit të "Djallit", duke e cilësuar këtë lëvizje si shumë të rrezikshme. Ish fituesi i "Topit të Artë" nuk duket i bindur se bashkëkombasi i tij është njeriu i duhur për të marrë drejtimin e skuadrës italiane.

"Ata zgjodhën Seedorf dhe kjo lëvizje ka kuptim në njëfarë mënyre por risku është shumë i lartë. Ndonjëherë nuk arrin të gjesh mënyrat e duhura për të zgjidhur situatat. Ky është thjesht mendimi im dhe unë mendoj se ata nuk morën vendimin e duhur", shprehet Van Basten.

Në vijim, tre herë fituesi i "Topit të Artë" sqaron edhe aspektet pozitive që ka ky vendim.

"Seedorf ka shumë influencë në Itali. Ai është një lojtar i suksesshëm dhe këto janë aspekte shumë të rëndësishme. Ndryshe nga unë, menjëherë pasi vari këpucët në gozhdë ai nisi punën si trajner", vijoi ikona e Hollandës dhe Milan.

Marco Van Basten e veshi fanellën e skuadrës së Milanit gjatë periudhës 1987-1995. Ai u tërhoq nga futbolli për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme që i dhanë fund edhe karrierës së tij. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2014, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori