Van Bommel: Mendoj vetëm për Milanin dhe Euro 2012
Van Bommel
Mark Van Bommel, mesfushori shkatëërues i Milanit, i blerë nga Galiani gjatë merkatos së dimrit sezonin e kaluar, flet për objektivat e tij sezonalë dhe për të ardhmen e tij.

Mesfushori që kur ka ardhur në Milanelo ka bërë maksimumin për klubin kuqezi dhe për kombëtaren hollandeze sidomos tani që po afron Kampionati Europian Poloni-Ukrainë 2012.

Van Bommel ka një kontratë që i skadon në qershor 2012 por rreth të ardhmes së tij, vetë Van Bommel shprehet: " Objektivat e mia për momentin janë Milani dhe Europiani me Hollandën, më pas nuk e di çfarë do bëj me të ardhmen time". /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori