Van Buyten: Ja pse e mundim Napolin
Vetëm disa orë para ndeshjes Bajern Mynih-Napoli, mbrojtësi belg i bavarezëve, Daniel Van Buyten ka folur eksluzivikisht për mikrofonat e Itasportpress.it për sfidën që do luhet në Allianz Arena. Belgu, fillimisht ka shpjeguar sekretin e Bajernit që ka shënuar 33 gola në tetë takimet e fundit në shtëpi.

"I marrim seriozisht të gjitha ndeshjet nga minuta e parë. Pa menduar nëse luajmë në shtëpi apo transfertë. Japim maksimumin në çdo takim, për të gjithë është kënaqësi të jemi në fushë dhe të tregojmë aftësitë tona", shpjegoi Van Buyten.

Pyetjes se Napoli ka një sulm të frikshëm, belgu i Bajernit iu përgjigj kështu: "E gjitha skuadra e Napolit është e fortë, jo vetëm në repartin ofensiv. Kanë një ekip shumë të mirë, por ne jemi shumë të motivuar/ Në Napoli morëm një autogol, fatkeqësisht. Tani duam të bëjmë një ndeshje të bukur dhe të mbajmë vendin e parë". /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2011, ora 19:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori