Van Dijk: Nuk ka nevojë që Neymar me shokë të bëjnë gjeste të tilla
Mbrojtësi holandez është frustruar me Neymar dhe aktet e tij teatrale gjatë mposhtjes në Ligën e Kampionëve në Parc des Princes
Virgil van Dijk i është bashkuar Jurgen Kloppit për kritikat ndaj akteve teatrale të skuadrës së Paris Saint Germain në UEFA Champions League por ka thënë se Reds ndoshta duhet të kenë lojtarë të tillë si Neymar me shokë.

“Natyrisht, se ata janë lojtarë të klasit botëror por nuk mendojë se ka nevojë të bëjnë gjeste të këtilla gjatë ndeshjes”, tha Van Dijk.

“Ndonjëherë ata goditen dhe menjëherë rrëzohen në tokë dhe kjo tregon se si është e mundur që ata rrëzohen kaq lehtë dhe normal frustrohen. Është e rëndësishme të keni kokën e ftohtë por çdo herë kur ne bëm ndërhyrje ata shkonin te arbitri duke u përpjekur për të dhënë karton të verdhë”.

Fitorja e PSG, natyrisht, i ka vënë ata në një pozitë të mirë për të arritur në mesin e 16 skuadrave më të mira. Skuadra e Tuchel tani ka nevojë vetëm për një fitore kundër Crvena Zvezdës për ta siguruar kualifikimin dhe normalisht fishkëllima e fundsit tregonte festën e tyre.

Mendoj që të gjitha skuadrat në Europë na respektojnë ne dhe ne mendoj se e meritojmë”, tha Van Dijk. “Por, mendoj që ata luajnë në Ligën e Kampionëve, ky është tërë fokusi i tyre në sezon. Ata e fitojnë ligën ashtu kështu, por në Ligën e Kampionëve gjërat shkojnë ndryshe”.

“E keni parë si festonin pas ndeshjes, si të kishin fituar në finale”.

“Ne e dimë që do të jetë e vështirë-Napoli janë një skuadër fantastike me lojtarë të mëdhenj, ata kanë një menaxher të mirë-por ne duhet të besojmë në vetvete. Ne tashmë e kemi brëë, mendoj, por ndonjëherë edhe ne duhet të jemi pak a shumë se PSG, ndoshta”.
Shtuar më 29/11/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori