Van Dijk po i ndal kundërshtarët pa iu afruar


Mbrëmë Liverpooli mposhti Evertonin me rezultat 5-2 në ndeshjen e xhiros së 15-të të Premierligës.

Kampionët e Evropës fituan lehtësisht, madje me disa lojtar të formacionit të parë në bankën rezervë.

Rezultati do të kishte qenë ndoshta ndryshe po mos të ishte vigjilenca e Virgil Van Dijk.

Lojtari i dytë më i mirë në Botë përdori zgjuarsinë e tij për ta ndalur lojtarin e Evertonit, Moise Kean.

Ish-futbollisti i Juventusit po shkonte i vetëm me portierin, kur Van Dijk i bërtiti nga mbrapa për ta frikësuar.

Kean menjëherë e largoi topin duke bërë një gjuajtje të pasaktë drejtë portës së Adrien.
Shtuar më 05/12/2019, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori