Van Dijk sfidon Messin dhe Ronaldon
Ditën e sotme, FIFA ka publikuar tre kandidaturat e çmimit “FIFA The Best”, i cili do t’i dorëzohet më datë 23 shtator në Milano, lojtarit më të mirë të vitit.

Në fakt, ky është një çmim i njëjtë me atë të cilin triumfoi Virgil Van Dijk në ceremoninë e hedhjes së shortit për Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, këtë herë ndryshimi është se çmimi dorëzohet nga FIFA dhe jo UEFA.

Kandidatët janë sërish ata të tre, Van Dijk, Messi dhe Ronaldo. Edhe këtë herë favorit niset mbrojtësi holandez, që ishte nga më të rëndësishmit në suksesin europian të Liverpoolit.

Ndërkohë, në Milano gjithashtu do të shpërndahen edhe çmimet për portierin më të mirë, trajnerin më të mirë, goli më i bukur dhe tifozët më të mirë.

Sa i përket portierit më të mirë kandidaturat janë Alison, Ter Shtegen dhe Ederson.

Për trajnerin më të mirë në garë janë, Guardiola, Klop dhe Pochettino.

Ndërkohë, goli më i bukur i sezonit ndahet mes Messit dhe Kinteros.

Gjithashtu, pa harruar edhe çmimin “FIFA The Best” për futbollistet femra, ku kandidate janë, Aleks Morgan dhe Megan Rapinoe nga Amerika e Lusi Bronze nga Anglia.

Tifozët më të mirë do të ndahet mes Silvia Greko, një mama e cila i tregon ndeshjet në stadium djalit të saj të verbër, një fansi holandez për dekorimin e tij dhe Husto Sançez që inkurajon Rampla Xhuniors të nderojë nipin e tij.
Shtuar më 02/09/2019, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori