Van Dijk thumbon keq Ronaldon pas mungesës në Paris
Futbollistët më të mirë në botë kanë filluar të vijnë në gala mbrëmjen “Ballon d’or” ku do të shpërblehet futbollisti më i mirë për vitin 2019.

Një ndër dy kandidatët kryesor është Virgil van Dijk.

Në një intervistë për televizionin holandez RTL7, mbrojtësi i Liverpoolit i dërgoi një mesazh interesant portugezit Cristiano Ronaldo, i cili e ka bojkotuar ceremoninë.

Gazetari: “A mendoni që mungesa e Ronaldos do të thotë një rival më pak?”

Van Dijk: “Pse a është Ronaldo njëri nga rivalët a?”
Shtuar më 02/12/2019, ora 20:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori