Van
Dijk mbush me shpresa
Liverpoolin për rikthimin e tij.
Në ndeshjen e 10 tetorit të këtij viti mes Liverpool dhe Everton, qendërmbrojtësi Van
Dijk pësoi një lëndim shumë të rëndë.
Madje është raportuar se ai do të mungojë gjithë sezonin, mirëpo lajmet e fundit nga Daily Mail bëjnë të ditur se rikthimi i Van
Dijk këtë sezon, është i mundshëm.
Van
Dijk personalisht ka shpërndarë një video ku tregon se po punon shumë që të kthehet sa më shpejt që ështe e mundur dhe të mbush hapësirën që ai e ka lënë në mbrojtjen e Liverpoolit.
Këtë sezon Van
Dijk ka bërë
vetëm 5 paraqitje me
Liverpoolin duke shënuar 1 gol.
Edhe pse mungesa e holandezit po shihet nga ndeshja në ndeshje, për kampionin aktual nuk po paraqet ndonjë problem të madh.
Liverpool është kryesues i Premierligës me 31 pikë të grumbulluara pas 14 ndeshjeve të zhvilluara dhe deri tani kanë
vetëm një humbje./
Shtuar më 22/12/2020,
ora 13:08