Van Gaal ka dy fjalë me Januzajn
Pëlqej
Sipas asaj që shkruan tabloidi britanik "The Daily Star", tekniku holandez i Manchester United Louis Van Gaal pritet të bëjë një bisedë personale me Adnan Januzajn, për t’i treguar 19-vjeçarit se është pjesë e planeve të tij.

Pas mbërritjes së disa futbollistëve gjatë merkatos së verës, e ardhmja e Januzajt ishte e zbehtë te skuadra e Manchester United.

Mirëpo kështu nuk mendon trajneri i kësaj skuadre, i cili e vlerëson si të rëndësishëm, mesfushorin 19 vjeçar.

Sezoni i kaluar i Januzajt ishte mjaft i mirë, i cili shënoi disa gola dhe bëri disa asistime me fanellën e "Djajve të Kuq". /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori