Van Gaal kërkon goditje dyshe nga Real Madrid (FOTO LAJM)

Sami Khedira
Pëlqej
Deklarata e Carlo Ancelottit se Sami Khedira ka kërkuar largimin nga Reali i Madridit ka ngritur në këmbë drejtuesit e Manchester United. Në "Old Trafford" aktualisht po shikohet mundësia e një goditje të dyfishtë, duke shkëputur nga "Los Blancos" dy super lojtarë njëkohësisht, siç janë Angel Di Maria dhe Sami Khedira. Për argjentinasin në fakt flitet prej kohësh se kërkohet nga Louis Van Gaal, ndërsa interesimi për mesfushorin gjerman është një lajm më vete.

Pas disfatës në ndeshjen e parë të Premier League, tekniku holandez kërkon me çdo kusht përforcime, ndërkohë që klubi ndodhet nën presion të jashtëzakonshëm nga tifozeria për merkaton e dobët.

Nëse për Di Marian, Real Madrid po bën çmos për ta mbajtur në "Santiago Bernabeu", për Khediran nuk ka rezistencë dhe për më tepër që gjermanit i skadon kontrata vitin e ardhshëm.

Gjithsesi "Djajtë e Kuq" nuk janë të vetëm në garë, pasi në gjurmët e 27-vjeçarit janë edhe Arsenali, Chelsea e së fundi edhe Bayern Munchen.

Nëse Van Gaal do t’i shkojë deri në fund misionit për ta marrë në "Old Trafford", 8 milionë sterlina është shuma që duhet të shkojë në llogaritë e madrilenëve./albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori