Van Gaal: Lojtarët po përshtaten
Pëlqej
Louis van Gaal, është i kënaqur me golin e shënuar nga Angel di Maria por edhe me paraqitjen e të gjithë lojtarëve.

Di Maria, i cili u paraqit në Old Trafford për herë të parë, hapi serinë e golave me një gol të shënuar nga goditja e lirë.

“Goli i parë është shumë i rëndësishëm, ne jemi stërvitur me këtë para ndeshjes por ai e bëri në momentin e duhur”.

Mendoj se lojtarët e rinj janë përshtatur mirë. Gjithmonë është vështirë të vish dhe të adaptohesh në ritmin e Ligës Premier, por ata ia dolën mirë – jo vetëm Di Maria”, ka thënë Van Gaal. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori