Van Gaal: Manchesteri, sfida më e madhe e karrierës
Pëlqej
Tekniku holandez, Luis Van Gaal flet për eksperiencën e tij të re te Manchester United. Pas fushatës të pasur në merkato ku shpenzoi jo pak por 264 milionë euro, numri një i stolit të "Djajve të Kuq" zbuloi arsyen pse e zgjodhi këtë sfidë.

"Nuk jam penduar aspak që bëra këtë zgjedhje. E di shumë mirë që kam shumë presion dhe duhet të punoj mirë pasi ka përgjegjësi. Situata nuk është aspak e keqe sepse e dija shumë mirë çfarë më priste", është shprehur ish tekniku i Holandës.

Në vijim, Van Gaal zbulon se mund të kishte zgjedhur një rrugë më të lehtë sepse kërkesat në adresë të tij nuk kanë munguar.

"Mund të kisha pranuar një detyrë me më pak presion dhe e kisha rastin ta bëja një gjë të tillë me Tottenhamin. Në Londër nuk do të kisha ngarkesën që jam i detyruar të përballoj tani. Zgjodha një sfidë të madhe për karrierën time, madje më të madhen që kur kam nisur të punoj si trajner. Dëshira ime e vetme ishte të bashkohesha me klubin numër 1 të Anglisë dhe jo me Tottenhamin", vijon Van Gaal.

Një sfidë që deri në këto momente po rezulton e humbur për teknikun e "Djajve të Kuq" pasi Manchester United nuk ka arritur ende të fitojë asnjë ndeshje në 3 javët e para të Premier League duke u shkëputur plot 7 pikë nga kryesuesit e Chelsea-t. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori