Van Gaal: Në Angli nuk ka kushte të mira
Trajneri i Manchester United, Louis van Gaal, gjatë një interviste për mediat angleze, ka folur për sezonin e tij të parë te skuadra nga "Old Trafford", por nuk ka lënë anash as disa vërejte të tij në lidhje me disa kushte të dobëta në Premier League.

“Mund të them gjëra pozitive dhe negative. Të fillojmë me gjërat negative. Akomodimi i lojtarëve në dhomat e zhveshjeve në shumicën e stadiumeve nuk është i mirë”, tha fillimisht holandezi kur u pyet për edicionin e parë të tij në Premier League.

“Gjithashtu edhe vendi për trajnerin. Shumë herë jam ulur në tualet, por jo për të bërë diçka, por për arsye se nuk kishte vend tjetër. Për mua, kjo gjë ishte befasuese. Gjithsesi jam i lumtur që stërvit një ekip këtu pas është një futboll ndryshe.

Shumë ndryshe nga Italia, Gjermania apo Spanja”, ka deklaruar Van Gaal. Strategu holandez theksoi se për momentin do të marrë pushimet. /Albeu.com/
Shtuar më 27/05/2015, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori