Van Gaal: Nuk prisja fitore 5:1
Louis van Gaal ndjehet i impresionuar me fitoren e mbrëmshme ndaj Spanjës por njëkohësisht përpiqet të qëndrojë me këmbë në tokë.

“Të jem i sinqertë, nuk e prisja aspak se do të shkonte kështu. Mund të kishte përfunduar 6-1 apo edhe më tepër. Jemi shumë të lumtur. Ky është një fillim i mbarë, por duhet të pranojmë se nuk kemi siguruar asgjë. Për momentin jemi në pozicion të mirë, megjithatë nëse nuk fitojmë kundër Australisë, mund të gjendemi në vështirësi”.

Van Gaal ka fjalët më të mira edhe për sulmuesin Van Persie dhe Blind.

“Pasimi i Daley Blind ishte fantastik, ndërsa realizimi i Van Persie, perfekt. Nëse shënon një gol të tillë, është vërtet diçka jashtëzakonisht e madhe. U kënaqa që Van Persie erdhi dhe festoi me mua. Eshtë një shenjë vlerësimi”. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2014, ora 11:26
ergi pane
e Dielë 15 Qershor 2014, Ora 00:28
te fitoje me i miri bravo u lumte
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori