Van Gaal pazar te Roma e Inter, gati 53 milionë (FOTO LAJM)

Mehdi Benatia - ROMA
Pëlqej
Manchester United vazhdon të shikojë në Serie A. Nuk është më mister që bashkë me Arturo Vidal në "Old Trafford" të shkojë edhe Mehdi Benatia dhe Fredy Guarin. Sipas asaj që shkruajnë mediat angleze sot, Louis Van Gaal kanë gati 53 milionë euro për mbrojtësin e Romës dhe mesfushorin e Interit.

Sipas "Daily Express", United kërkon të bindë marokenin të lerë Romën dhe për ta bërë pasardhësin e Rio Ferdinand dhe Nemanja Vidiç ofron plot 38 milionë euro.

Përsa i përket Guarin gjithçka lidhet me Vidal: nëse gjuri i kilenit nuk jep garanci atëherë për kolumbianin janë gati 15 milionë euro.

Sipas "caughtoffside.com", Interi e ka dhënë dritën jeshile. /albeu.com/

Shtuar më 07/08/2014, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori