“Van Gaal qau si fëmijë kur e larguan nga Barça"
Louis van Gaal njihet si një trajner me karakter të fortë dhe shumë i ashpër me futbollistët. Gjithsesi edhe vetë tekniku holandez nuk është se ka pasur një karrierë të lehtë.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Philippe Christanval, në një intervistë për mediat spanjolle ka thënë se Van Gaal “qau si fëmijë” kur u pushua nga puna te katalanasit.

“Ai erdhi në dhomat e zhveshjes pasi mori vesh lajmin, nisi të fliste dhe krejt papritur qau si fëmijë. Unë u preka teksa e shihja duke qarë.

Van Gaal ishte një njeri i ftohtë dhe i ashpër, por në atë rast ai ishte i shkatërruar.”

Van Gaal më pas e vijoi karrierën në Holanë te AZ Alkmaar-it duke i dhuruar titullin kampion në Holandë, ashtu si edhe Bayern-it në Gjermani.


Shtuar më 17/09/2016, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori